HIDROIZOLIM NËNTOKSOR DHE MBROJTJE NGA PRESIONI I UJIT.
Procesi i hidroizolimit të nëntokës në objektin Orion ka kaluar në disa faza. Faza e parë konsistonte në aplikimin e prajmerit, i cili duhet të ishte uniform Veshtirësi paraqiti plotësimi i detajeve të veshjes me Delta-Thene, si p.sh, rreth tubave të shkarkimit e furnizimit, rreth dritareve të nëntokës etj. Aplikimi i shiritave të gatshem të këtij materiali hidroizolues adeziv kërkonte që nën sipërfaqen e tij të mos formoheshin bulëza dhe prajmeri të mos qendronte për shumë kohë nën ndikimin e rrezeve të diellit Tekno-edil ia arriti me sukses që të mbyllte në afatin e kërkuar veshjen e mureve të nëntokës me këtë material, dhe me përdorim racional të shiritave të gatshëm të adezivit.Aplikimi i nje produkti të ri solli sfida të reja për grupin tonë të punës . Detajet e kërkuara u zbatuan me përpikmeri sipas kërkesave të vecanta të produktit
RASTE STUDIMORE
Objekti “ ORION” - Aplikimi i DeltaThene
Objekti “ Orion” - Aplikimi i DeltaThene
Objekti “EAGLE IN FLIGHT” - Hidroizolimi i Tarracave
HIDROIZOLIMI I TARRACAVE ME BETONGUAINA A+B.
Sfida që ka paraqitur ky objekt ka qenë gjeometria e vecantë e tij Sipërfaqja e madhe e tarracave dhe kërkesa për nje produkt të lakueshëm e fleksibel, bëri që të përzgjidhej Betonguaina a+b. Ky produkt ka përformancë të lartë në hidroizolim dhe bëri që tarracat në fjalë të kishin papërshkueshmëri absolute ndaj ujrave Tarracat janë të shfytëzueshme dhe ky material e ka aftësinë e ruajtjes ndaj ujit edhe në raste të ujitjes intensive të bimësisë në këto tarraca.Zgjedhja e Betonguaina a+b ishte ideale për rastin specifik Thjeshtësia në aplikim dhe rezistenca ndaj agjentëve atmosferikë, rezultoi me sukses